Vritet një kapiten izraelit, dyshohet se u godit nga minat që i vendosën vetë në Gaza - NACIONALE

Vritet një kapiten izraelit, dyshohet se u godit nga minat që i vendosën vetë në Gaza

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një oficer i ushtrisë izraelite u vra në atë që po duket se ishte aksident në jug të Rripit të Gazës të enjten, njoftuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Ushtari i vrarë u identifikua si Kapiten Reei Biran, 21 vjeç, komandant ekipi në njësitin e zbulimit të Brigadës “Golani”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas një hetimi të ushtrisë izraelite, incidenti ndodhi gjatë një ofensive në qytetin Khan Younis.

Trupat ishin duke operuar në ndërtesa që dyshohej se përdoreshin nga Hamasi për aktivitetet e grupit dhe vendosën mina në to me qëllim të shembjes së tyre.

Rreth dy orë pas minimit të ndërtesave, ndodhi një shpërthim dhe kapiteni ushtarak u godit, me gjasë nga predhat ose mbetjet.

Ushtari u shpall i vdekur pak më vonë. Ushtria izraelite tha se incidenti është në hetim të mëtejmë.

Të enjten u raportua për vrasjen e një ushtari tjetër izraelit në Gaza. Thuhet se militantët e Hamasit fillimisht ishin munduar që ta rrëmbenin të gjallë ushtarin që po drejtonte një ekskavator, por nuk ia dolën./Nacionale

Lajme të ngjashme