Vritet burri që u mundua të sulmonte një polic me thikë në Paris
Një burrë që u përpoq të sulmonte një polic me thikë afër Harkut të Triumfit në Paris të premten u qëllua nga policia dhe më vonë vdiq nga lëndimet, tha zyra e prokurorit kundër terrorizmit.
Polici që ishte vënë në shënjestër nga sulmuesi në tentativë nuk është lënduar dhe lëndime nuk ka pësuar as ndonjë person tjetër, thuhet më tej.
Burri ishte liruar nga burgu në dhjetor, pasi ishte mbajtur prapa grilave për 12 vjet nën akuzat për terrorizëm, njoftoi zyra e prokurorit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Sulmi ndodhi afër Varrit të Ushtarit të Panjohur, ku policët po e rindiznin flakën, tha policia e Parisit.
Zyra e prokurorit kundër terrorizmit tha pak kohë pas sulmit se do ta merrte përsipër këtë rast.
Kjo zyrë nuk e publikoi emrin e të dyshuarit, por tha se ai ishte francez i lindur në vitin 1978 dhe ishte dënuar për terrorizëm për shkak të një vrasjeje në tentativë në Belgjikë dhe ishte dënuar me 17 vjet burgim.
Pas lirimit nga burgu pasi e kishte vuajtur dënimin për 12 vjet, ai ishte vënë nën vëzhgim policor me kontrolle rutinë, tha zyra e prokurorit./Nacionale