Vriten së paku 25 palestinezë pas një sulmi nga Izraeli
Mediumi i njohur britanik “The Guardian” raporton se nga një sulm i Izraelit kanë mbetur të vrarë së paku 25 palestinezë.
Duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së Gazës, “The Guardian” shkruan se janë edhe 50 persona të tjerë të lënduar.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se 25 persona janë vrarë në një sulm me granatime që dëmtoi zyrën e Komitetit në Gaza, e cila është e rrethuar nga qindra palestinezë të zhvendosur, të cilët jetojnë në tenda të improvizuara.