Vriten nga sulmi rus me dron në Sumy dy vëllezër 4 e 6 vjeç dhe prindërit e tyre - NACIONALE

Vriten nga sulmi rus me dron në Sumy dy vëllezër 4 e 6 vjeç dhe prindërit e tyre

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy vëllezër të moshës 4 dhe 6-vjeçare dhe prindërit e tyre u vranë nga një sulm rus me dronë gjatë natës në një fshat të rajonit verior ukrainas, Sumy, tha të martën guvernatori rajonal, Oleh Hryhorov.

“Natën e kaluar, armiku qëllimisht goditi një ndërtesë banimi me një dron sulmues në fshatin Chernechchyna” – shkroi Hryhorovi në rrjetin “Telegram”.

Ai shtoi se trupat e katër anëtarëve të kësaj familjeje tashmë janë nxjerrë nga rrënojat, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila nuk mundi ta vërtetonte menjëherë raportin.

Forcat ruse janë përfshirë në një luftë të gjatë e gërryese përgjatë vijës së frontit në pjesët lindore e jugore të Ukrainës, por gjithashtu janë munduar që të fitojnë shtrirje në zonat si Sumy, i cili kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë.

Rusia mohon se i vë në shënjestër civilët në sulmet e saj pothuajse të përditshme me dronë e raketa ndaj Ukrainës.

Sidoqoftë, mijëra civilë janë vrarë dhe shtëpi, blloqe banesore e prona komerciale janë dëmtuar ose shkatërruar.

Lajme të ngjashme