Vrasja e tetë vjeçares, mijëra njerëz protestojnë në Turqi
Vrasja e 8-vjeçares, Narin Guran, ka ngritur në këmbë të gjithë Turqisë.
Në një raportim në gjuhën angleze të mediumit “Duvar” thuhet se “mijëra njerëz në të gjithë Turqinë janë mbledhur për të protestuar kundër vrasjes së tetë vjeçares…në provincën juglindore të Dijarbakirit”, një zonë e banuar kryesisht me popullsi kurde.
Protestuesit kërkojnë shërbime më të mira për mbrojtjen e fëmijëve dhe fajësojnë autoritetet që nuk e kanë gjetur më shpejt Narin.
Organizatat e grave në Stambollin e Turqisë dhe provincat lindore Van, Dijarbakir dhe Dersim kanë protestuar kundër kësaj vrasje.
Narin ishte zhdukur për 19 ditë dhe trupi i saj u zbulua më 8 shtator nga grupet e kërkimit në një shtrat lumi aty pranë.
Në një protestë përpara Shtëpisë së Operës Kadıköy Süreyya të Stambollit më 8 shtator, gratë që mbanin postera të një vajze të re brohoritën, "Ne do të kërkojmë drejtësi për Narin" dhe "Qeveria vrasëse".