Vrasja e presidentit Kennedy, FBI zbulon mijëra të dhëna të reja - NACIONALE

Vrasja e presidentit Kennedy, FBI zbulon mijëra të dhëna të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

FBI të martën ka konfirmuar se ka zbuluar rreth 2 mijë e 400 të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e ish-presidentit amerikan, John F.Kennedy, derisa agjencitë federale po punojnë për ta përmbushur urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump për të publikuar mijëra dosje.

Sipas "AP", FBI tha se po punon për transferimin e të dhënave në Arkivin Kombëtar dhe Administratën e Regjistrimeve, në mënyrë që të përfshihen në procesin e deklasifikimit.

Qeveria në fillim të viteve 1990 kishte urdhëruar që të gjitha dokumentet në lidhje me atentatin e 22 nëntorit 1962 të vendoseshin në një koleksiontë vetëm në Arkinvin Kombëtar.

Ndërkohë, shumica dërrmuese e koleksionit që përfshin mbi 5 milionë faqe të dhëna, është bërë publike por studiuesit thonë se rreth 3000 dosje nuk janë publikuar, qoftë tërësisht apo pjesërisht.

Në deklaratë, FBI nuk ka treguar se çfarë informacione përmbajnë të dhënat e reja që sapo janë zbuluar.

Lajme të ngjashme