Vladimir Putini shpall armëpushim në Ukrainë për Pashkë - NACIONALE

Vladimir Putini shpall armëpushim në Ukrainë për Pashkë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin raportohet se ka shpallur një armëpushim në Ukrainë, kjo për festën e Pashkëve.

“BBC” raporton se sipas disa komenteve që i ka bërë Putin, ai ka urdhëruar që të ndalen të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë, gjatë kësaj periudhe, si dhe se pret që Ukraina të bëjë të njëjtën gjë.

Sipas mediave ndërkombëtare, armëpushimi pritet të fillojë nga ora lokale 18:00 të shtunën deri në mesnatë të hënën, më 21 prill, transmeton Nacionale.

Volodymyr Zelensky ende nuk është përgjigjur, por Kremlini thotë se pret që Ukraina të ndjekë shembullin e saj.

Në videon që po shpërndahet në internet, Putin ka deklaruar se trupat ruse do të jenë të gatshme të reagojnë nëse ka provokime ose shkelje të armëpushimit.

Nuk ka asnjë tregues nëse armëpushimi i Putinit për Pashkë do të çojë në një negociatë për një periudhë më të gjatë paqeje.

Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të "tejkalojë" në ndërmjetësimin e bisedimeve të mëtejshme nëse Moska ose Kievi e bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Lajme të ngjashme