Vizita te Putini, opozita sllovake do të thërrasë mocion mosbesimi kundër Qeverisë Fico
Partitë opozitare të Sllovakisë do të thërrasin një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Robert Fico, tha të martën kryetari i njërës prej tyre.
Mocioni i mosbesimit vjen pasi Fico udhëtoi muajin e kaluar në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Robert Fico e ka lënë Sllovakinë. Në vend se të jetë në atdheun e tij e duke punuar në zgjidhjen e problemeve, ai po fluturon rreth botës dhe po përkulet para diktatorëve” – tha Michal Simecka, kryetari i partisë më të madhe opozitare, Sllovakia Progresiste, në një konferencë për gazetarë.
Javën e kaluar, Fico tha se gjatë takimit me Putinin e kishte siguruar furnizimin e Sllovakisë me gaz, pak para se Ukraina ta ndërpriste transitin e gazit nga Rusia në fillim të vitit 2025.
“Unë duhet të sigurojë të paktën gaz për konsumin e brendshëm të Sllovakisë – të cilin e kam siguruar” – tha kryeministri sllovak.
Ai nuk ofroi më shumë hollësi. Ficoja e ka akuzuar Ukrainën se e ka dëmtuar Sllovakinë përmes moszgjatejs së afatit të marrëveshjes për transitin e gazit rus dhe ka kërcënuar me zvogëlimin e dërgesave të energjisë elektrike në Ukrainë dhe me pakësim të ndihmave për refugjatët ukrainas./Nacionale