Viktima, varrime, luftë e rrënoja: Pamjet e fundit nga Izraeli e Palestina
Lufta mes Izraelit e Palestinës vazhdon të jetë kryetemë në lajmet ndërkombëtare.
Viktimat vazhdojnë të rriten nga momenti në moment, e rreziku për përfshirjen e Libanit në luftë është prezent.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa pamje nga Izraeli dhe Palestina.
Raketa të lëshuara nga Palestina drejt Izraelit
Një anëtar i forcave palestineze të sigurisë transporton një fëmijë, të plagosur nga sulmet ajrore izraelite, në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.
Njerëzit vajtojnë palestinezin Moath Odeh, i cili u vra gjatë përleshjeve me izraelitët dhe forcat e sigurisë, në Nablus, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Dhimbje gjatë varrimit të një izraeliti nga sulmet e Hamasit.
Predha boshe municionesh shihen në terren pas një depërtimi masiv nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës, në Kibbutz Beeri në Izraelin jugor.