Video provokuese nga Rusia, apo ushtarët rusë i sheh si dele?
Një video tregon një tufë delesh ku në to është e shkruar shkronja Z - simboli i luftës së Rusisë. Edhe mediat vendase tallen me të.
Video me delet si mbështetëse të luftës kundër Ukrainës është postuar nga Ministria e Bujqësisë e Republikës Ruse të Dagestanit në Kaukaz dhe ka tërhequr vëmendjen ku shihen delet me një Z të pikturuar - simbolin e mbështetësve të luftës. Sipas njoftimeve të shtypit, video u shfaq në kanalin Telegram të ministrisë të martën, por u fshi pas mbulimit mediatik.
Një tufë delesh shihet duke u transferuar nga një kullotë në tjetrën. Të gjitha delet kanë një Z të zi të pikturuar në leshin e tyre.
Media e cila e poublikoi videon komentoi me ironi zgjedhjen fatkeqe të deleve si mjet për reklamimin e luftës: “Ligjet ruse nuk na lejojnë të bëjmë shaka me këtë video".
Shumica e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë janë nga Dagestani, sipas statistikave kombëtare.
Jozyrtarisht, shifrat ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta. /Nacionale/
I think the system will eat itself. Reportedly, a ministry in Dagestan published this video of sheep with a letter Z. A Gazmanov song is in the background. They deleted it afterwards but well, the Internet remembers everything. Did they really think it looks patriotic or what? pic.twitter.com/HiOBxxDyx9
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) June 21, 2022