Vendimi i Suedisë e Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n, goditje e re për Rusinë - NACIONALE

Vendimi i Suedisë e Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n, goditje e re për Rusinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Suedia dhe Finlanda thuhet se kanë rënë dakord për kushtet për t'u bashkuar me NATO-n përballë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Gazetat në Suedi dhe Finlandë kanë raportuar se qeveritë e tyre kanë rënë dakord të dorëzojnë aplikimet për anëtarësim në NATO në të njëjtën kohë, duke njoftuar se dorëzimet e përbashkëta të do të bëhen në mes të majit.

Gazeta finlandeze Iltalehti tha se qeveria suedeze i ka kërkuar Finlandës që të dy kombet të aplikojnë së bashku në javën që fillon më 22 maj, ky informacion është konfirmuar nga burime të qeverisë suedeze për tabloidin Expressen.

Sipas mediave, pushtimi rus i Ukrainës ka çuar në rritje të mbështetjes në Suedi dhe Finlandë për anëtarësimin në NATO.

Ndonëse aktualisht jo anëtare, të dyja vendet nordike tashmë bashkëpunojnë ngushtë me NATO-n, duke lejuar trupat e aleancës të kryejnë stërvitje në kufijtë e tyre.

Helsinki dhe Stokholmi kanë intensifikuar gjithashtu në mënyrë thelbësore bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes gjatë viteve të fundit.

Suedia më parë sinjalizoi synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO më 13 prill, një veprim që zemëroi ligjvënësit e Moskës.

Megjithatë, mendohet që kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, është e etur që vendi t'i bashkohet aleancës transatlantike deri në qershor.

E njejta dëshirë është edhe nga Finlanda, pasi me 13 prill, kryeministrja Sanna Marin tha se “shpreson që të fillojë procesin e aplikimit “brenda javësh, e jo brenda muajve”.

Lajme të ngjashme