Vëllai adoleshent e vret motrën në ShBA pas grindjes për dhurata të Krishtlindjeve - NACIONALE

Vëllai adoleshent e vret motrën në ShBA pas grindjes për dhurata të Krishtlindjeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy vëllezër adoleshentë janë arrestuar në Florida të ShBA-së, pasi motra e tyre u qëllua me armë nga njëri vëlla dhe vdiq gjatë një grindjeje për dhuratat e Krishtlindjeve.

Gruaja 23-vjeçare u qëllua në gjoks nga vëllai i saj adoleshent, përderisa e kishte djalin 10-muajsh pranë vetes, tha policia në Florida.

Djali më pas u qëllua nga një vëlla më i madh, i cili e nxori armën e vet, thuhet në njoftimin e policisë, raporton televizioni BBC.

Thuhet se të shtënat shpërthyen pas një grindjeje për atë se kush po merrte më shumë dhurata për Krishtlindje.

Zyrtari policor, Bob Gualtieri, u tha gazetarëve se adoleshenti më i madh, 15 vjeç, iku nga vendi i ngjarjes dhe e hodhi armën.

Vëllai më i ri, 14 vjeç, u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje stabile. Ai do të dërgohet në mbajtje porsa të lirohet nga spitali, tha policia amerikane.

Prokurorët lokalë do ta shqyrtojnë rastin dhe do të vendosin nëse do ta akuzojnë atë si të rritur për vrasjen e motrës, shtoi Gualtieri.

Motra e tij ishte dërguar në spital, ku u shpall e vdekur, tha më tej ai.

Gualtieri shpjegoi se nëna e dy fëmijëve kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe nuk mund të merrte frymë, por shtoi se biri i saj nuk u lëndua.

Vëllai 15-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë në tentativë e dëmtim të dëshmive.

Lajme të ngjashme