Vdes në moshën 82-vjeçare mbreti i fundit grek, Konstandini II
Mbreti i fundit i Greqisë, Konstandini II, ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Lajmin e publikuan mjekët e tij.
Ai vdiq në një njësit të kujdesit intensiv të një spitali privat në Athinë të martën vonë, raporton agjencia “Associated Press”, duke e cituar stafin e spitalit.
Konstandini II kishte ardhur në fron në vitin 1964, gjatë një periudhe me trazira në historinë greke, e cila kishte kulmuar me një puç ushtarak pas tre vjetëve.
Ai shpejt ishte detyruar që të largohej nga vendi pas një kundërpuçi të pasuksesshëm. Monarkia kishte rënë më 1973.
Konstandinit II më vonë i ishte hequr edhe shtetësia greke. Ai ishte i martuar me Princeshën Anne-Marie të Danimarkës. Çifti pati pesë fëmijë.
Më 2002, ai dhe disa anëtarë të tjerë të familjes morën dëmshpërblime për ish-pronat e tyre në Greqi.
Si marinar i etur, Konstandini II kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 1960 në Romë.
Ai, gjithashtu, ka shërbyer në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
