Vdes dy ditë pasi u burgos për “tradhti”, Putini akuzohet për vrasjen e shkencëtarit rus Kolker - NACIONALE

Vdes dy ditë pasi u burgos për “tradhti”, Putini akuzohet për vrasjen e shkencëtarit rus Kolker

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një fizikan rus me sëmundje terminale, i cili u arrestua në Siberi nën dyshimet për tradhti, ka vdekur në paraburgim pasi u dërgua me avion në Moskë.

Oficerët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) kanë burgosur Dmitry Kolker, 54 vjeç, duke e marrë nga shtrati i tij i spitalit në Novosibirsk më 30 qershor, ku po trajtohej për kancer pankreatik.

Ai ishte një nga dy akademikët kryesorë të akuzuar nga FSB - organi më i lartë qeveritar i drejtuar dikur nga Putin, se ishte në një rrjet spiunësh kinez.

Por, ndërsa djali i tij Maxim raportoi për vdekjen e tij ai akuzoi prokurorët rusë dhe "makinerinë shtetërore" për rastin.

Specialisti kuantik dyshohej se kishte spiunuar për Kinën, duke bërë që më 30 qershor, një gjykatë në Novosibirsk të urdhërojë ndalimin e tij për dy muaj. Ai ishte dërguar në burgun Lefortovo të Moskës dhe vdiq më vonë në një spital aty pranë.

Kohët e fundit Kolker, kishte dhënë leksione për studentët kinezë, me një agjent të FSB-së të pranishëm pranë tij.

"Këto akuza janë absolutisht qesharake dhe jashtëzakonisht mizore dhe të pazakonta për t'u vënë mbi një njeri kaq të sëmurë," është shprehur kushëriri i tij Anton Dianov për agjencinë e lajmeve Reuters, duke thënë se “ata e dinin se ai ishte në shtratin e vdekjes dhe zgjodhën ta arrestonin”.

Lajme të ngjashme