Vazhdon të ngushtohet gara në Turqi, numërohen 75 për qind e votave - NACIONALE

Vazhdon të ngushtohet gara në Turqi, numërohen 75 për qind e votave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë numëruar 75 për qind të votave në Turqi, ku tashmë ka ndryshuar përqindja e votave të Erdoganit.

Reuters ka raportuar nga burimet e saj si në partinë qeverisëse AKP të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ashtu edhe në CHP të rivalit të tij opozitar Kemal Kılıçdaroglu, duke thënë se bazuar në rezultatet e deritanishme, asnjëra nuk ka gjasa të kalojë pragun prej 50% të nevojshëm për një fitore të plotë.

The Guardian raporton se më numërimin e 75% të votave Erdogan ka 50.76%, ndërsa Kılıçdaroğlu me 43.43%.

Analistët atje kanë raportuar se edhe përqindja e pandryshuar e Sinan Oğan, ku ka 5.3%, mund të bëjë të ketë një raund të dytë, ku është planifikuar të mbahet për dy javë më 28 maj.

Lajme të ngjashme