Vapë e pazakonshme në Francë, gati 27 gradë në orën 4 të mëngjesit - NACIONALE

Vapë e pazakonshme në Francë, gati 27 gradë në orën 4 të mëngjesit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Qytezat në jugperëndim të Francës regjistruan vapë “tërësisht ekstreme” në orët e hershme të së martës, kur temperatura arriti në 26,9 gradë Celsius.

“Janë temperatura shumë të jashtëzakonshme – madje edhe për verën, lëre më për fundin e nëntorit” – tha Matthieu Sorel, klimatolog në “Meteo France”, raporton gazeta “The Guardian”.

Shkencëtarët e klimës në mbarë vendin e përshkruan vapën e natës si “tronditëse” për arritjen e një niveli kaq të lartë në fund të vitit. “Meteo France” nuk mundi të konfirmonte nëse ajo ishte temperatura më e lartë e regjistruar në një natë nëntori, sepse të dhënat e saj për orë u kthyen në kohë vetëm rreth vitit 1990, tha Soreli. “Prapëseprapë, kjo është diçka shumë e madhe” – shtoi ai.

“Për atë që mund ta mbajmë mend, kurrë nuk kemi parë temperatura të tilla gjatë natës për këtë kohë të vitit” – tha më tej klimatologu francez.

Netët e nxehta po regjistrohen në anën franceze të Pirinejeve, kur ajri i ngrohtë nga Afrika Veriore dhe Mesdheu lëshohet poshtë maleve dhe shtypet, duke u ngrohur edhe më shumë. Fenomeni natyror, i njohur si efekti Foehn, i shtohet ndikimit të ndotjes me lëndë fosile, të cilat e kanë ngujuar dritën e diellit dhe e kanë ngrohur planetin për 1,3 gradë që nga periudha paraindustriale.

Temperatura afër Pau-s arriti në 26,9 gradë në orën 4 të mëngjesit të së martës, sipas “Meteo France”, ndërsa në Biarritz dhe Tarbes 24 gradë.

Agjencia e motit tha se kjo është temperaturë e jashtëzakonshme për fundin e nëntorit dhe më e lartë se temperatura prej 26,2 gradësh e regjistruar më 27 nëntor 1970.

Lajme të ngjashme