Vapë e madhe në Australi: Temperatura shkon në 43 gradë, raportohet për zjarre - NACIONALE

Vapë e madhe në Australi: Temperatura shkon në 43 gradë, raportohet për zjarre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Temperatura në Uellsin e Ri Jugor të Australisë të shtunën shkoi në mbi 43 gradë Celsius, ndërsa për zjarre në shkurre u raportua në pjesë të ndryshme të rajonit. Ndërkohë, cikloni “Jasper” po zhvillohet afër bregdetit të rajonit Queensland.

Temperatura në aeroportin e Sydney-t shkoi në 43 gradë në orën 13, ndërsa në Parkun Olimpik të Sydney-t 42,5 gradë, raporton gazeta “The Guardian”.

Një paralajmërim për shtrëngatë është lëshuar për disa pjesë të bregdetit jugor për të shtunën pasdite. Pritet erë e fuqishme dhe ka gjasa për stuhi breshëri.

Shërbimi Rural i Zjarrfikësve tha se në rajon janë 85 zjarre të barit dhe shkurreve, ndërsa 21 prej tyre nuk janë nën kontroll. Në shumë zona është ndaluar plotësisht ndezja e zjarreve në natyrë.

Përderisa banorët në Uellsin e Ri Jugor u ballafaquan me vapë, në disa pjesë të jugut të Australisë pati reshje të dendura shiu e vërshime.

Ndërkohë, cikloni i fuqishëm tropikal “Jasper” po zhvillohet afër bregdetit të rajonit Queensland. Kjo stuhi pritet të arrijë në territor tokësor javën e ardhshme, duke sjellë me vete erë shkatërruese e reshje të dendura shiu.

Lajme të ngjashme