Vajza e ish-kryeministrit Shinawatra bëhet kryeministrja më e re e Tajlandës - NACIONALE

Vajza e ish-kryeministrit Shinawatra bëhet kryeministrja më e re e Tajlandës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Tajlandës e ka zgjedhur Paetongtarn Shinawatra-n, e bija e miliarderit dhe ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, si kryeministre të re të vendit.

Në moshë 37-vjeçare, ajo do të jetë kryeministrja më e re dhe vetëm gruaja e dytë që do ta mbajë pozitën e lartë, pas hallës së saj, Yingluck, raporton televizioni BBC.

Zgjedhja e saj vjen vetëm dy ditë pasi ish-kryeminsitri Srettha Tahvisin u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese. Të dy vijnë nga partia Pheu Thai, e cila kishte dalë e dyta në zgjedhjet e vitit të kaluar, por formoi një koalicion qeverisës.

Zonja Paetongtarn është anëtarja e katërt e klanit Shinawatra që bëhet kryeministre e Tajlandës në dy dekadat e fundit.

Tre të tjerët, përfshirë babanë dhe hallën e saj, ishin rrëzuar nga pushteti përmes puçeve ushtarake ose vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Rrethanat e emërimit të Paetongtarnit kryeministre janë përkujtues i qartë se sa i kufizuar është pushteti i qeverive të zgjedhura në Tajlandë.

E shkolluar në shkolla elitare në Tajlandë dhe në një universitet në Britani të Madhe, kryeministrja e re ka kaluar disa vjet duke punuar në grupin e hoteleve të familjes Shinawatra, “Rende”, ku bashkëshorti i saj shërben si zëvendësshef i investimeve.

Ajo iu bashkua partisë Pheu Thai më 2021, ndërsa u zgjodh kryetare e partisë në tetor të vitit 2023./Nacionale

Lajme të ngjashme