Një tren del nga binarët në Holandë, një i vdekur e dhjetëra të lënduar - NACIONALE

Një tren del nga binarët në Holandë, një i vdekur e dhjetëra të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person vdiq dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, pasi një tren udhëtarësh me rreth 60 pasagjerë doli nga binarët në Holandë, njoftuan shërbimet emergjente holandeze.

Treni doli nga binarët, pasi goditi disa pajisje ndërtimtarie të martën herët në Voorschoten, rreth tetë kilometra në veri të Hagës, raporton gazeta “The Guardian”.

“Të paktën 30 persona u lënduan dhe po trajtohen në vendin e ngjarjes. Të lënduarit seriozisht po dërgohen në spital, ndërsa 11 janë në shtëpitë e banorëve lokalë. Specialistët janë duke punuar për ta siguruar trenin”- thanë shërbimet emergjente në Hollands Midden.

Në fotografi shihet një vagon i devijuar dhe i rënë në një fushë, ndërsa një vagon tjetër devijoi anash tij. Vagoni i treni mbeti i ngritur përpjetë, ndërsa një vagon tjetër u kaplua nga zjarri, raportoi agjencia ANP.

Autoambulancat dhe një helikopter shkuan shpejt në vendin e ngjarjes për t’i dërguar në spital pasagjerët e lënduar më seriozisht. Nuk qe menjëherë e qartë se sa serioze janë lëndimet e tyre.

“Dëgjuam një goditje të fortë dhe papritmas dritat u ndalën. Fillimisht nuk mund të dilnim nga treni, sepse nuk kishte rrymë”- i tha një dëshmitar televizionit “Omroep West”.

Autoritetet hekurudhore thanë se qarkullimi i trenave mes qytetit Leiden dhe disa pjesëve të Hagës është anuluar për shkak të aksidentit.

Lajme të ngjashme