Ushtria izraelite thotë se parandaloi një sulm të madh në Gaza: U vranë 10 të armatosur
Një celulë prej të paktën 18 operativëve të Hamasit u munduan që të sulmonin një zonë të forcave izraelite në afërsi të qytetit Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës të mërkurën në mëngjes, sipas një hetimi ushtarak të incidentit të pazakonshëm.
Gjatë këtij sulmi, ushtria izraelite tha se tre ushtarë u plagosën, njëri nga ta seriozisht, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Ushtria vlerësoi se anëtarët e armatosur të Hamasit planifikonin që të rrëmbenin ushtarë izraelitë.
Sipas një hetimi ushtarak, sulmi nisi rreth orës 9 të mëngjesit, kur operativët e Hamasit dolën nga një tunel në pjesën jugore të qytetit Khan Younis dhe hapën zjarr me mitraloza dhe granata dore, përderisa po i afroheshin vendqëndrimit të ushtrisë izraelite.
Disa nga të armatosurit arritën që ta thyenin vijën e vendqëndrimit ushtarak, ku shkëmbyen zjarr me trupat e Brigadës “Kfir”.
Së paku dhjetë operativë u vranë nga ushtarët izraelitë dhe përmes sulmeve ajrore, ndërsa tetë të tjerë ia dolën që të ktheheshin në tunel, sipas hetimit ushtarak.
Documentation of Hamas members who attacked an IDF post today.
— Cveeraiyan veera 🇮🇱 (@Cveeraiyan5679) August 21, 2025
The group was repelled by troops, and some were killed by airstrikes and tank fire. pic.twitter.com/9AZ3S9P1Oj
Ushtria izraelite publikoi pamje të sulmeve ajrore dhe përpjekjeve të trupave për ta sprapsur sulmin.
“Trupat identifikuan më shumë se 15 terroristë të cilët dolën nga një tunel dhe hapën zjarr, përfshirë zjarrin me granata dore, në drejtim të forcave” – tha në një konferencë për gazetarë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin.
בקרבות פנים אל פנים: לוחמי חטיבת כפיר חיסלו כעשרה מחבלים לאחר שביצעו ירי לעברם
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) August 20, 2025
מוקדם יותר היום, יותר מ-15 מחבלים ביצעו התקפה משולבת של ירי מקלעים ונ״ט, ומספר מחבלים חדרו למגנן של כוחות מגדוד נחשון של חטיבת כפיר במרחב ח׳אן יונס.
במהלך האירוע, לוחמי החטיבה הצליחו לחסל כ-10 מחבלים… pic.twitter.com/ROGLPWMavY
“Në të njëjtin incident, disa terroristë u futën në një ndërtesë ku ishin duke qëndruar forcat tona dhe terroristët u eliminuan. Ne jemi duke hetuar se si ndodhi kjo dhe do t’i bëjmë konkluzionet e nevojshme” – shtoi ai.
Ushtarët e plagosur izraelite shërbenin në Batalionin “Nahshon” të Brigadës “Kfir”. Njëri prej tyre është plagosur seriozisht, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të mirë, sipas ushtrisë.
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat “Al-Qassam”, përmes një deklarate e morën përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se pjesëtarët e tyre kryen një bombardim vetëvrasës./Nacionale