Ushtria izraelite thotë se e ka vrarë kreun e qeverisë së Hamasit në Gaza
Ushtria izraelite të enjten në rrjetin X tha se i kishte eliminuar kreun e qeverisë së Hamasit në Gaza, si dhe dy zyrtarë të sigurisë para rreth tre muajve.
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se rreth tre muaj më parë, në një sulm të përbashkët të ushtrisë dhe ISA-së [Autoriteti i Sigurisë i Izraelit], u “eliminuan” Raëhi Mushtaha, Sameh al-Siraj dhe Sami Oudeh, raporton agjencia “Reuters”.
Rawhi Mushtaha përshkruhet si udhëheqës i qeverisë së Hamasit në Gaza, al-Siraj si mbajtës i portfolios në byronë politike të Hamasit dhe në Komitetin e Punës të Hamasit, ndërsa Oudeh si komandant i Mekanizmit të Përgjithshëm të Sigurisë të Hamasit.
“Aeroplanët luftarakë të Forcës Ajrore të Izraelit i goditën dhe i eliminuan terroristët, përderisa ata po fshiheshin në një kompleks të fortifikuar dhe të pajisur nëntokësor në veri të Gazës” – thuhet në njoftim.
“Kompleksi shërbente si qendër e komandës dhe kontrollit e Hamasit dhe u mundësonte operativëve të lartë që të qëndronin brenda tij për periudha të gjata kohore” – tha më tej ushtria izraelite.
“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit do të vazhdojnë që t’i ndjekin të gjithë terroristët përgjegjës për masakrën e 7 tetorit dhe do të operojnë kundër secilit që e rrezikon Shtetin e Izraelit” – u zotua në fund ushtria izraelite në shkrimin e publikuar në rrjetin X.
Në shkrim janë publikuar edhe fotografitë e tre personave që ushtria tha se i kishte vrarë si dhe hollësi të funksioneve që i kishin mbajtur./Nacionale
Approximately 3 months ago, in a joint IDF and ISA strike in Gaza, the following terrorists were eliminated:
— Israel Defense Forces (@IDF) October 3, 2024
🔴Rawhi Mushtaha, the Head of the Hamas government in Gaza
🔴Sameh al-Siraj, who held the security portfolio on Hamas' political bureau and Hamas' Labor Committee
🔴Sami… pic.twitter.com/6xpH6tOOot