Ushtria izraelite thotë se e ka vrarë komandantin e krahut ushtarak të Hamasit, Muhammad Deif
Muhammad Deif, komandant i krahut ushtarak të Hamasit, u vra nga një sulm ajror izraelit në jug të Rripit të Gazës muajin e kaluar, ka konfirmuar ushtria izraelite.
Ushtria tha se siguroi të dhëna të inteligjencës që e konfirmuan vdekjen e tij para disa orëve, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Deif ishte vënë në shënjestër gjatë një sulmi në një kompleks që i përkiste komandantit të Brigadës “Khan Younis” të Hamaist, Rafa’a Salameh, më 13 korrik.
Një ditë më vonë, vdekja e Salameh-ut ishte konfirmuar nga ushtria izraelite, e cila kishte thënë se nuk kishte të dhëna përfundimtare për Deif-in.
Aeroplanët luftarakë izraelitë e kishin patrulluar kompleksin për gjysmë dite para se të kryhej sulmi, pasi ushtria kishte shenja të hershme se Deif-i ishte bërë bashkë me Samaleh-un.