Ushtria izraelite publikon një video ku thotë se shihen çastet e fundit të Sinwarit - NACIONALE

Ushtria izraelite publikon një video ku thotë se shihen çastet e fundit të Sinwarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite ka publikuar pamje nga droni për të cilat thotë se i shfaqin momentet e fundit të kreut të Hamasit, Yahya Sinwar.

Një person me kokë e fytyrë të mbështjellë shihet i vetmuar në një banesë të shkatërruar në Gaza, ku muret ishin rrëzuar nga bombardimi. Ai shihet i ulur në një kolltuk, i mbuluar me pluhur, raporton gazeta “The Guardian”.

Me dorën e djathtë që dukej se e kishte të lënduar rëndë, në video ai shihet duke hedhur një shkop në drejtim të dronit që e kishte afër. Gazeta “The Guardian” nuk e ka vërtetuar në mënyrë të pavarur videon.

Kur ishte incizuar videoja, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se Sinwari ishte identifikuar vetëm si luftëtar. Ushtria më pas hodhi një predhë shtesë në ndërtesë, duke e shkaktuar shembjen e saj dhe vrasjen e Sinwarit, tha Hagari.

Sipas tij, kreu i Hamasit u gjet me jelek antiplumb, granata dhe 40 mijë shekel (10.707 dollarë).

Lajme të ngjashme