Ukrainasi farkëton pjesë të aeroplanit të rrëzuar rus, i bën stoli për çelësa - NACIONALE

Ukrainasi farkëton pjesë të aeroplanit të rrëzuar rus, i bën stoli për çelësa

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Harrojeni farkëtimin e shpatave për të bërë plugje. Një biznesmen ukrainas po i shndërron mbetjet e një aeroplani të rrëzuar luftarak të forcave ruse në stoli për çelësa dhe po i shet jashtë vendit për ta përkrahur vendin e vet në luftë.

Reuters

“Shumë nga miqtë e mi më thonë “1.000 dollarë – askush nuk do të t’i japë për këtë pjesë metali, është çmenduri”, tha Iuril Vysoven, themelues i kompanisë “Dronë për Ukrainën”.

“Në mëngjes, zgjohem dhe kuptoj në telefonin tim se tashmë janë mbledhur 20 deri në 30 mijë dollarë dhe e shohim këtë rrjedhje të vazhdueshme të mesazheve të njerëzve që bëjnë pyetje dhe që thonë se duan të dhurojnë më shumë, na thonë se kjo është ide e pabesueshme”, shtoi ai.

Mbetjet metalike janë të aeroplanit rus të tipit “Su-34”, për të cilin ushtria ukrainase thotë se e ka rrëzuar në qytezën Borodianka, në veriperëndim të Kievit, në fillim të marsit, kur forcat ruse po mundoheshin që ta merrnin nën kontroll këtë zonë, raporton agjencia “Reuters”.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar pamje të mbetjeve të aeroplanit, për të cilin thotë se e kishte numrin “RF-81251” dhe nofkën “31 Red”.

Pasi rusët u tërhoqën dhe u përqendruan në lindje të Ukrainës, biznesmeni Vysoven kërkoni nga ushtarët ukrainas leje për t’i marrë disa pjesë të mbetjeve, që ishin shpërndarë në tokë bujqësore.

“Veçantia e këtij zinxhiri çelësash është që e kemi bërë nga mbetjet e një aeroplani të vërtetë rus. Kjo është dhuratë vërtet unike për ata që na kanë ndihmuar”, tha ukrainasi.

“Tash që kemi grumbulluar shumë më shumë para, ndiejmë shumë më shumë përgjegjësi. Ëndrra ime është që ky fond të mos na nevojitet më. Ëndrra ime është që të fitojmë, të gjithë të sigurt”, shtoi ai, duke folur në gjuhën angleze.

“...që gjithkush të kthehet në shtëpi i sigurt dhe që të mos kemi nevojë të mbledhim të holla për t’ia shpëtuar jetën dikujt.”

Përktheu: Gazeta Nacionale

Lajme të ngjashme