Ukraina thotë se moti i lig po i ngadalëson sulmet e Rusisë në Avdivka - NACIONALE

Ukraina thotë se moti i lig po i ngadalëson sulmet e Rusisë në Avdivka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se moti i lig e ka ngadalësuar fushatën e Rusisë për ta siguruar pjesën lindore të Ukrainës dhe për ta kapur qytezën Avdivka.

Pas dy ditëve me stuhi – e me reshje bore në jug – parashikohet për më shumë reshje shiu në lindje, duke e bërë tokën të lagësht e të papërshtatshme për manovrime ushtarake, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ata kanë filluar që ta bombardojnë qendrën e qytezës nga Donetsku. Brigada jonë është duke e mbajtur terrenin e vet, por nuk mund të shohim ndonjë pajisje duke ardhur”- tha Serhiy Tsekhotskyi, oficer ushtarak në këtë qytezë.

“Moti është i papërshtatshëm, por porsa të vijnë ngricat dhe toka të forcohet, një tentim për sulm me pajisje është i mundshëm”- shtoi ai.

Një zëdhënës tjetër ushtarak, Volodymyr Fitio, tha se moti i ka detyruar rusët që të bëjnë “përshtatje”.

“Nuk mund të përparoni, kur toka është kështu. Rusët më parë sollën rezerva dhe i hodhën ato në betejë. Ka shumë më pak lëvizje si ajo tani për shkak të motit”- tha më tej Fitio.

Lajme të ngjashme