Dhjetë të vdekur nga stuhia e borës në Ukrainë - NACIONALE

Dhjetë të vdekur nga stuhia e borës në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhia e borës në Ukrainë, tha të martën ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, pasi era e ftohtë dhe stuhia e përfshinë vendin nga e diela, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës e bllokim të rrugëve.

Më së shumti u prek pjesa jugore e vendit, sidomos rajoni pranë Detit të Zi, Odesa. Vetura e autobusë rrëshqisnin nga rrugët me akull në fusha, ndërsa policia u ballafaqua me erën e fortë për t’i tërhequr automjetet, raporton agjencia “Reuters”.

“Si rezultat i përkeqësimit të kushteve të motit, dhjetë persona vdiqën në rajonet Odesa, Kharkiv, Mykolaiv dhe Kiev”- shkroi ministri ukrainas në rrjetin “Telegram”.

Ai shtoi se përpos të vdekurve, 23 persona të tjerë pësuan lëndime, përfshirë dy fëmijë.

Sipas Klymenkos, gjithsej 411 vendbanime në 11 rajone kishin mbetur pa rrymë, ndërsa mbi 1.500 automjete ishin shpëtuar nga bora.

Oleh Kiper, guvernator i rajonit të Odesës, ku pesë persona kanë vdekur nga moti i ilig, tha se gati 2.500 njerëz ishin shpëtuar, pasi kishin mbetur të ngujuar në borë.

“849 automjete janë tërhequr, përfshirë 24 autobusë e 17 autoambulanca”- shkroi ky zyrtar ukrainas në rrjetin “Telegram”, duke shtuar se mbi 300 vendbanime në rajonin e tij ishin pa energji elektrike.

Lajme të ngjashme