Ukraina thotë se e ka sprapsur avancimin e rusëve drejt qytetit Kupiansk - NACIONALE

Ukraina thotë se e ka sprapsur avancimin e rusëve drejt qytetit Kupiansk

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtria ukrainase tha të enjten se trupat e saj e kanë nën kontroll të plotë qytetin verilindor ukrainas, Kupiansk, dhe se forcat e saj kishin ndalur një avancim rus drejt qendrës hekurudhore.

Një zyrtar i emëruar nga Rusia tha më herët se forcat ruse po fitonin territor në periferinë e qytetit, më shumë se dy vjet e gjysmë pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kupiansku ishte kapur nga forcat ruse në ditët e hershme të luftës, ndërsa ishte rikthyer nën kontrollin e ukrainasve gjatë një kundërsulmi të shpejtë disa muaj më vonë.

Muajve të fundit, zona është ballafaquar me shtim të aktivitetit të forcave ruse.

“Prania e pretenduar e trupave ruse në qytetin Kupiansk nuk është e vërtetë” – shkroi në rrjetin “Telegram” Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Agjencia “Reuters” nuk ka mundur t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur raportimet për gjendjen në fushën e betejës./Nacionale

Lajme të ngjashme