Ushtria ukrainase pretendon për sukses të mëtejmë në frontin jugor - NACIONALE

Ushtria ukrainase pretendon për sukses të mëtejmë në frontin jugor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria ukrainase tha të enjten se njësitet e saj i kanë zgjeruar përparimet në frontin jugor të rajonit Zaporizhia dhe mbeten në sulm përreth qytetit lindor, Bakhmut.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të enjten se njësitet ukrainase kishin shënuar sukses “në drejtim të Novodanylivka-s dhe Novoprokopivka-s, duke i konsoliduar pozicionet e tyre, duke shkaktuar zjarr artilerie ndaj caqeve të identifikuara të armikut dhe duke kryer operacione kundër baterive”, raporton televizioni CNN.

Novoprokopivka ndodhet në jug të fshatit Robotyne, për të cilin ukrainasit të mërkurën thanë se e kanë marrë nën kontroll plotësisht.

Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm tha se “në sektorin e Bakhmutit, Forcat e Mbrojtjes vazhdojnë që të kryejnë veprime sulmuese në jug të qytetit Bakhmut, duke i konsoliduar pozicionet e tyre”.

Oleksandr Syrskyi, komandant i Forcave Tokësore të Ukrainës, tha se ai kishte qenë duke punuar me komandantë në veri dhe verilindje të Bakhmutit.

Shtabi i Përgjithshëm pretendoi se rusët kishin vazhduar që të kryenin “sulme të pasuksesshme” në zonat Avdiivka, Mariinka dhe Novomykhalivka të rajonit të Donetskut.

“Armiku është duke pësuar humbje të konsiderueshme në personel, armë dhe pajisje, është duke i lëvizur njësitet dhe trupat dhe është duke i përdorur në mënyrë aktive rezervat”- thuhet në deklaratë.

verilindje, raportohet se forcat ukrainase po i zmbrapsnin përpjekjet ruse për të përparuar më tej në veri përreth Kupianskut, në rajonin e Kharkivit, si dhe përpjekjet për të depërtuar në perëndim të Svatoves, në Luhanskun fqinj. Në këtë zonë, ukrainasit thonë se rusët kanë hedhur më shumë forca në fushë të betejës.

Shtabi i Përgjithshëm tha se, në përgjithësi, rusët kryen 10 sulme me raketa e 57 sulme ajrore të mërkurën.

Lajme të ngjashme