Ukraina i dorëzon BE-së pyetësorin e plotësuar për anëtarësim
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë thotë se ka marrë një pyetësor të plotësuar nga presidenti Zelensky, pasi vendi kërkon t'i bashkohet bllokut 27 anëtarësh.
Matti Maasikas tha se formulari ishte kthyer vetëm 10 ditë pasi iu dha Kievit.
“Kohët e jashtëzakonshme marrin hapa të jashtëzakonshëm dhe shpejtësi të jashtëzakonshme”, shkroi ai në Twitter.
Ndërsa, Zelensky tha se shpresonte se Ukraina do të fitonte statusin e kandidatit brenda javësh.
Pyetësor për anëtarësim u janë dhënë gjithashtu edhe Gjeorgjisë dhe Moldavisë.