Ukraina e ratifikon Statutin e Romës, ia hap rrugën anëtarësimit në GjNP - NACIONALE

Ukraina e ratifikon Statutin e Romës, ia hap rrugën anëtarësimit në GjNP

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Ukrainës të mërkurën votoi për ta ratifikuar Statutin e Romës, thanë zyrtarët, duke e lejuar vendin që të bëhet anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP). Ky hap është paraqitur nga udhëheqësit ukrainas si qendror në aspiratat evropiane të Kievit.

Ukraina e ka njohur juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në të kaluarën, por anëtarësimi i plotë në këtë gjykatë është pjesë kyçe e synimit të Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, raporton agjencia “Reuters”.

Anëtarësimi në GjNP gjithashtu do t’i lejonte autoritetet që “t’i ndëshkojnë në mënyrë më efikase” kriminelët e dyshimtë rusë të luftës në kohën e luftës së Moskës në Ukrainë, sipas deputetit Oleksiy Honcharenko.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarreste për zyrtarë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për rolet e tyre në krimet e dyshuara kundër civilëve ukrainas. Rusia mohon se i vë në shënjestër civilët.

“Ukraina tashmë ka punuar në mënyrë efikase me GjNP-në për të garantuar llogaridhënie gjithëpërfshirëse për të gjitha mizoritë ruse të kryera në rrjedhën e agresionit rus” – shkroi në rrjetin X ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Lajme të ngjashme