Ukraina e godet selinë qendrore të Flotës ruse të Detit të Zi në Krime, një i vrarë - NACIONALE

Ukraina e godet selinë qendrore të Flotës ruse të Detit të Zi në Krime, një i vrarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Selia qendrore e Flotës ruse të Detit të Zin ë Krime është goditur me një raketë, sipas guvernatorit të Sevastopolit, i emëruar nga Rusia.

Në një shkrim në rrjetin “Telegram”, guvernatori Mikhail Razvozhayev tha se një copëz e raketës ra afër Teatrit “Lunacharsky”, në qytetin më të madh të Gadishullit të Krimesë, raporton televizioni BBC.

Ai shtoi se shërbimet emergjente ishin në vendin e ngjarjes dhe se janë duke u sqaruar të dhënat për viktima të mundshme.

Më vonë, ky zyrtar tha se janë ndërprerë sirenat e alarmit për sulme ajrore, po vazhdoi që t’u bënte thirrje njerëzve për ta shmangur qendrën e qytetit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se një person është vrarë nga ky sulm.

Në një video të publikuar në rrjetin X shihet tymi duke dalë nga ndërtesa e selisë qendrore të Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol.

Televizioni BBC ka vërtetuar se pamjet në video janë të vërteta dhe të reja.

Lajme të ngjashme