UEFA shtyn ndeshjen mes Zvicrës dhe Izraelit, Kosova - Izraeli mbetet për t'u vlerësuar - NACIONALE

UEFA shtyn ndeshjen mes Zvicrës dhe Izraelit, Kosova - Izraeli mbetet për t'u vlerësuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në datën 12 tetor, është shtyrë për shkak të zhvillimeve të fundit në Izrael. UEFA ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet që ishin të planifikuara të zhvilloheshin në këtë vend në javët e ardhshme.

"UEFA shtyn të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael në dy javët e ardhshme për shkak të situatës aktuale të sigurisë." - thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për ndeshjen e 15 tetorit mes Kosovës dhe Izraelit, UEFA ka lënë hapësirë për vlerësimin e situatës.

“UEFA rezervon edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraelit mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet. UEFA do të vazhdojë të monitorojë ng afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”, ka njoftuar UEFA.

Lajme të ngjashme