Turqia në bisedime me Britaninë e Spanjën për të blerë 40 aeroplanë “Eurofighter Typhoon” - NACIONALE

Turqia në bisedime me Britaninë e Spanjën për të blerë 40 aeroplanë “Eurofighter Typhoon”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Gular, tha të enjten se vendi i tij është në bisedime me Britaninë dhe me Spanjën për të blerë 40 aeroplanë luftarakë të llojit “Eurofighter Typhoon”, edhe pse Gjermania është ankuar për këtë ide.

“Jemi duke punuar për prokurimin”- tha ai në një seancë dëgjimore parlamentare në Ankara, raporton agjencia “Reuters”.

“Tani Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë duke bërë përpjekje për ta bindur Gjermaninë, [ndonëse] ne nuk jemi në bisedime me Gjermaninë... Nëse është e mundshme, planifikojmë që të blejmë 40 aeroplanë “Eurofighter Typhoon”- shtoi ministri turk.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka kërkuar që të blejë edhe aeroplanë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16, edhe pse porosia e tyre është shtyrë.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, pritet ta vizitojë Gjermaninë të premten, ku do të bisedojë me kancelarin Olaf Scholz.

Lajme të ngjashme