Turqia ndërron emrin, tani e tutje do të njihet në botë si Türkiye
Pas një kërkese zyrtare të bërë nga Ankaraja, Kombet e Bashkuara vendosin që tani e tutje në vend të emrit "Turkey", Turqia do të njihet me emrin "Türkiye".
Fushata për ndryshimin e emrit ishte nisur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vitin e kaluar, dhe tani e tuje disa organeve ndërkombëtare do t’u kërkohet të bëjnë ndryshimin nga “Turkey” në Türkiye.
"Turkiye është përfaqësimi dhe shprehja më e mirë e kulturës, qytetërimit dhe vlerave të popullit turk," është shprehur presidenti turk në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa, OKB tha se e bëri ndryshimin e emrit sapo pranoi kërkesën këtë javë.
Shumica e turqve tashmë e njohin vendin e tyre si Türkiye. Megjithatë, forma e anglishtes Turkey për Turqinë përdoret gjerësisht edhe brenda vendit.
Transmetuesi shtetëror TRT bëri ndryshimin menjëherë vitin e kaluar, duke shpjeguar se ndër arsyet e riemërtimit ishte kuptimi që i bëhej “Turkey” me zogun që tradicionalisht lidhej me Krishtlindjet, Vitin e Ri ose Ditën e Falënderimeve.
Pse Turqia tani është Türkiye
Si pjesë e ri-markës, "Made in Türkiye" tani e tutje do të shfaqet në të gjitha produktet e eksportuara, edhe në muajin janar vendi nisi një fushatë turistike të quajtur, “Hello Türkiye”.
Ky vendim është pritur me një reagim të përzier në internet. Ndërsa zyrtarët qeveritarë e mbështesin atë, të tjerë thonë se është një shpërqendrim joefektiv, ndërsa presidenti përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në mes një krize ekonomike që ka kapluar vendin.
Por, ndryshimi i emrit nuk është diçka e pazakontë që e bëjnë vendet.
Edhe në vitin 2020, Holanda hoqi dorë nga Hollanda. Ndërsa para kësaj, për shkak të një mosmarrëveshje politike me Greqinë, Maqedonia ndryshoi emrin e saj duke e bërë Maqedoni e Veriut.
Më tej në histori, Irani quhej Persia, Siam tani është Tajlandë dhe Rodesia u ndryshua në Zimbabve.
Emër i njejtë si i një zogu
Ü mund të jetë e ndërlikuar për shumicën e audiencës ndërkombëtare që nuk e kanë atë shkronjë në alfabetin e tyre, por është e njëjtë me Ü-në gjermane. Pra, për një anglishtfolës, ndryshimi i zanores së parë të Turqisë në Ü dhe shtimi i një E në fund, mjafton për të shqiptuar emrin e ri në mënyrë të përsosur.
Por pse ishte e nevojshme kjo? Presidenti Erdogan po e mendonte këtë ndryshim për vite me radhë, duke argumentuar se vendi do të përfaqësohej më mirë me emrin turk në vend që të ndante të njëjtin emër me një zog.