Turqia e quan “sulm ndaj lirisë së shtypit” sulmin izraelit në spitalin e Gazës - NACIONALE

Turqia e quan “sulm ndaj lirisë së shtypit” sulmin izraelit në spitalin e Gazës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra për komunikim e presidentit turk të hënën i quajti sulmet e fundit izraelite në Gaza “sulm ndaj lirisë së shtypit dhe një krim lufte tjetër”, pasi zyrtarët palestinezë thanë se të paktën 20 njerëz, përfshirë pesë gazetarë, u vranë në spitalin “Naser”.

“Izraeli, i cili i vazhdon mizoritë e veta pa përfillje ndaj cilitdo parim humanitar apo ligjor, është nën iluzionin se mund ta parandalojë zbulimin e së vërtetës përmes sulmeve të tij sistematike ndaj gazetarëve” – shkroi në rrjetin X udhëheqësi i drejtorisë së komunikimeve në zyrën presidenciale të Turqisë, Burhanettin Duran, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ushtria izraelite tha se ka kryer një sulm në zonën e spitalit “Naser” dhe se komandanti i Shtabit të Përgjithshëm kishte dhënë urdhër për zhvillimin e një hetimi.

Ushtria tha se “i vjen keq për çfarëdo lëndimi të individëve të papërfshirë dhe nuk i vë në shënjestër gazetarët si të tillë”.

Lajme të ngjashme