Trupat ukrainase "shkatërrojnë artilerinë ruse"
Trupat ukrainase pohojnë se kanë shkatërruar artilerinë ruse pasi goditën një pozicion të armikut.
Trupat e supozuara ruse shihen në një fushë të hapur, të cilët duket se po ripozicionoheshin për ndonjë sulm tjetër ndaj forcave ukrainase.
Por ata kapen në befasi, ku pas disa minuatve fillon sulmi kundër tyre.
Me të filluar sulmi, disa automjete evakuuan zonën me shpejtësi të madhe, por mesa duket ato nuk arritën të largoheshin të gjithë.
Brigada e 59-të e Ukrainës - pjesë e Forcave Tokësore të Ukrainës me emrin Yakov Gandziuk - pretendoi shkatërrimin e artilerisë ruse.
Brigada bëri edhe shaka se po dërgojnë ushtrinë e dytë më të mirë në botë në fund të renditjes.
Brigada ukrainase tha në një deklaratë më 15 prill: "Mirëmëngjes Ukrainë. Forcat e Armatosura vazhdojnë të ulin me besim ushtrinë e dytë më të mirë në botë në fund të renditjes". /Nacionale/