Trupat ruse po shkatërrojnë objektivat ukrainase me artilerinë moderne Malka - NACIONALE

Trupat ruse po shkatërrojnë objektivat ukrainase me artilerinë moderne Malka

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, trupat ruse po shkatërrojnë objektivat e Ukrainës me sisteme artilerie vdekjeprurëse.

Pamjet tregojnë ushtrinë ruse duke përdorur një obus vetëlëvizës, për të cilin ushtria thotë se është mjaftë efektiv kundër artilerisë së armikut, sistemeve anti-ajrore, posteve komanduese dhe zonave të personelit e pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka deklaruar se puna e zbulimit të objektivave ukrainase është kryer nga dronët rusë Orlan-10, të aftë për të zbuluar objektivat ushtarake të armikut dhe për të komunikuar koordinatat për kryerjen e një sulmi.

Autoritetet ruse pretenduan po ashtu se sistemi modern Malka ka shkatërruar pozicione ukrainase në një distancë të gjatë, duke shtuar se baza e armikut ishte vendosur në një pyll dhe ishte shumë e fortifikuar.

Lajme të ngjashme