Trumpi vendos se kush do të takohet me Putinin e kush me zyrtarët ukrainas - NACIONALE

Trumpi vendos se kush do të takohet me Putinin e kush me zyrtarët ukrainas

2 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se e ka udhëzuar emisarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff, që të takohet në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, do të takohet me zyrtarët ukrainas.

Në një shkrim të publikuar të martën pasdite në rrjetin “Truth Social”, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se plani fillestar i paqes, i cili ishte hartuar nga ShBA-ja dhe përmbante 28 pika, është përshtatur me përmbajtje shtesë nga të dyja palët dhe se kanë mbetur vetëm edhe pak çështje pa u zgjidhur, raporton gazeta “The Guardian”.

“Unë do të njoftohem për tërë progresin e bërë, bashkë me nënpresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, sekretarin e Luftës Pete Hegseth dhe shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles” – shkroi presidenti amerikan.

“Unë pres me shpresë që t’i takoj presidentin Zelensky dhe presidentin Putin së shpejti, por vetëm kur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës të jetë përfundimtare ose në fazat e saj të fundit. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje shumë të rëndësishme dhe të shpresojmë të gjithë se paqja do të mund të arrihet sa më shpejt që është e mundshme” – shtoi ai.

Bisedimet mes sekretarit Driscoll dhe delegatëve rusë rreth planit amerikan për t’i dhënë fund konfliktit ishin duke shkuar mirë, tha të martën zëdhënësi i tij.

Thuhet se Driscoll u takua të martën në Abu Dabi me zyrtarë rus e ukrainas.

Ndërkohë, Rusia kreu një sulm masiv me dronë e raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë natës, duke vrarë shtatë njerëz e duke plagosur 21 të tjerë në Kiev.

Lajme të ngjashme