Trumpi thotë se Zelenskyt do t’i duhet që ta miratojë planin e mbështetur nga ShBA-ja për paqe - NACIONALE

Trumpi thotë se Zelenskyt do t’i duhet që ta miratojë planin e mbështetur nga ShBA-ja për paqe

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha para gazetarëve të premten se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të duhet ta pëlqejë planin e paqes që po mbështetet nga ShBA-ja për ndaljen e pushtimit rus dhe përfundimisht ta miratojë atë.

Duke folur në Zyrën Ovale pas takimit me kryetarin e zgjedhur të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëri tha se kishte pritur se do ta zgjidhte luftën shumë më herët, duke e marrë parasysh marrëdhënien e tij të mirë me homologun rus, Vladimir Putin, duke e përdorur më pas shprehjen “Nevojiten dy njerëz për vallen tango”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas presidentit amerikan, dimri që po afrohet, numri në rritje i të vdekurve dhe sulmet e përsëritura ndaj centraleve ukrainase të energjisë e nënvizojnë urgjencën për t’i dhënë fund luftës.

“Ne kemi një plan. Është e tmerrshme ajo që po ndodh. Ne kemi një mënyrë për ta arritur paqen, ose mendojmë se kemi një mënyrë për ta arritur paqen. Atij [Zelenskyt] do t’i duhet ta miratojë atë [planin e paqes]” – tha Trumpi.

Në planin me 28-pika të paraqitur nga Uashingtoni bëhet thirrje që Ukraina të dorëzojë territore, të pranojë kufizime ndaj ushtrisë dhe të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO.

Sidoqoftë, plani përmban edhe disa propozime për të cilat mund të ankohet Rusia dhe në dokument kërkohet që Moska t’i tërheqë forcat nga disa zona që i ka kapur, sipas një drafti që e ka parë agjencia “Reuters”.

Lajme të ngjashme