Trumpi thotë se ai mund ta ketë detyruar Izraelin ta sulmojë Iranin e jo e kundërta
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po flet para gazetarëve gjatë takimit në Uashington me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
Pyetja e parë që iu shtrua kreu të Shtëpisë së Bardhë ishte nëse Izraeli e detyroi atë që të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Iranit, raporton televizioni BBC.
“Jo, unë mund t’i kem detyruar ata [Izraelin që të veprojë]” – u përgjigj presidenti amerikan.
Duke iu referuar Iranit, Trumpi tha: “Ne ishim duke pasur bisedime me këta të çmendur dhe ishte mendimi im se ata do të sulmonin të parët.”
“Unë nuk desha që kjo të ndodhte. Prandaj, për çdo rast, unë mund ta kem detyruar Izraelin [që të veprojë” – shtoi ai.
Kur u pyet se cili është skenari më i keq për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë bërë plane, ai tha: “Ne e bëjmë këtë dhe kontrollin [mbi Iranin] e merr dikush që është po aq i keq sa personi i mëparshëm.
Trumpi më tej tha se ShBA-ja kishte në mendje disa njerëz që do të mund ta udhëhiqnin Iranin, por ata tashmë janë të vdekur.
“Goxha shpejt nuk do të njohim askënd” – paralajmëroi presidenti amerikan./Nacionale