Trumpi të hënën në Egjipt, në ceremoninë e nënshkrimit të armëpushimit Izrael - Hamas - NACIONALE

Trumpi të hënën në Egjipt, në ceremoninë e nënshkrimit të armëpushimit Izrael - Hamas

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet që të mbledhë disa udhëheqës botërorë në një samit në Egjipt javën e ardhshme gjatë vizitës së tij në këtë shtet, i thanë televizionit CNN dy zyrtarë të administratës së Trumpit që kanë njohuri për organizimin.

Zyrtarët thanë se një numër i udhëheqësve evropianë e arabë planifikojnë që të marrin pjesë në samit. Njëri nga zyrtarët tha se Trumpi e ekipi i tij punuan bashkë me zyrtarët egjiptianë për ta hartuar listën e pjesëmarrësve, raporton televizioni amerikan.

Deri më tani, në samit pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse në samit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Të hënën pasdite, presidenti amerikan pritet të marrë pjesë në një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Në samit pritet të marrin pjesë presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, si dhe krerët e Katarit dhe Turqisë.

Lajme të ngjashme