Trumpi: Sulmet e kthyen prapa me dekada programin bërthamor të Iranit - NACIONALE

Trumpi: Sulmet e kthyen prapa me dekada programin bërthamor të Iranit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mendon se programi bërthamor i Iranit është kthyer prapa me dekada nga sulmet e forcave amerikane në fundjavë.

“Mendoj se në thelb, me dekada. Mendoj se ata e kanë pasur atë, porsa kaluan nëpër ferr... gjëja e fundit që duan ta bëjnë është që të pasurojnë (uranium). Ajo goditje i dha fund luftës” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili po qëndron në Hagë për një samit të NATO-s, raporton televizioni BBC.

Presidenti amerikan konfliktin mes Izraelit dhe Iranit e përshkroi si “dy fëmijë në oborrin e shkollës”. “Lërini që të luftojnë si në ferr për dy ose tre minuta dhe pastaj është e lehtë t’i ndalni” – tha ai.

Sipas tij, Irani nuk do ta pranonte marrëveshjen e armëpushimit, nëse nuk do t’i ishin shkatërruar objektet bërthamore.

Trumpi gjithashtu tha se është duke u bërë “progres i madh” për ta zgjidhur luftën në Gaza.

“Edhe para kësaj, unë mendoj se ishim shumë afër për të bërë një marrëveshje rreth Gazës. Mendoj se kjo ndihmoi” – shtoi presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme