Trumpi shumë i frustruar me Kanadanë për tregtinë, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë - NACIONALE

Trumpi shumë i frustruar me Kanadanë për tregtinë, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i frustruar me Kanadanë rreth bisedimeve tregtare që nuk kanë qenë duke ecur mirë, tha të premten këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset, pasi presidenti amerikan i ndërpreu bisedimet tregtare mes dy vendeve.

“Mendoj se frustrimi është grumbulluar me kohën. Kanadezët kanë qenë shumë të vështirë për të negociuar me ta” – tha Hasset, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar, para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kur u pyet për hollësi, Hasset e përmendi “mungesën e fleksibilitetit”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të premten, kreu i Shtëpisë së Bardhë e akuzoi Kanadanë se po mundohet të ndikojë te Gjykata Supreme, kur ky institucion po përgatitet të shqyrtojë një sfidë ndaj agjendës së tij për taksa globale.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, i kishte hequr shumicën e taksave hakmarrëse të vendit të tij ndaj importeve amerikane që ishin vendosur nga paraardhësi i tij dhe palët kanë qenë në bisedimeve për disa javë për të arritur një marrëveshje për çelikun dhe aluminin.

“Fakti është që bisedimet me kanadezët nuk kanë qenë shumë kolegiale. Ato nuk kanë qenë duke ecur mirë. Mendoj se presidenti është shumë i frustruar. Ai dëshiron një marrëveshje të madhe me Kanadanë, siç dëshiron një marrëveshje të madhe me Meksikën” – tha Hasett në një intervistë të mëhershme në televizionin “Fox News”.

Lajme të ngjashme