Trumpi publikon pamje: Vramë gjashtë narkoterroristë në një barkë afër Venezuelës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin “Truth Social” një video ku shihet sulmi ndaj një barke.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, barka u sulmua afër brigjeve të Venezuelës nën autoritetin e tij si komandant suprem i ushtrisë amerikane, sepse me të po trafikoheshin lëndë narkotike.
Trumpi tha se sulmi u krye në ujëra ndërkombëtare dhe se gjashtë “narkoterroristë meshkuj në barkë u vranë në sulm. Asnjë prej forcave amerikane nuk u lëndua.”