Trumpi kërcënon: Do të paguhet ferri, nëse pengjet në Gaza nuk lirohen para inaugurimit tim - NACIONALE

Trumpi kërcënon: Do të paguhet ferri, nëse pengjet në Gaza nuk lirohen para inaugurimit tim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën kërkoi që pengjet që po mbahen në Gaza nga Hamasi të lirohen para inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, në të kundërtën ata që janë përgjegjës “do ta paguajnë ferrin” në Lindjen e Mesme.

Duke shkruar në rrjetin “Truth Social” dhe pa përmendur asnjë grup militant, Trumpi tha: “Nëse pengjet nuk lirohen para 20 janarit të vitit 2025, data kur unë me krenari e marr Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, do të jetë TËRË FERRI PËR T’U PAGUAR në Lindjen e Mesme, dhe për të ngarkuarit që i kryen këto mizori kundër njerëzimit”, raporton gazeta “The New York Times”.

“Ata që janë përgjegjës do të goditen më fort se kushdo që është goditur në historinë e gjatë dhe të rrëfyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. LIROJINI PENGJET TANI” – shtoi kreu në ardhje i Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 250 pengje u kapën gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ndërsa rreth 100 ende mbeten në Gaza. Një e treta e tyre besohet se tashmë kanë vdekur, sipas autoriteteve izraelite. Administrata e presidentit amerikan në largim, Joe Biden, ka qenë duke punuar nga viti i kaluar me Izraelin dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë, përfshirë Katarin dhe Egjiptin, për një marrëveshje armëpushimi në të cilën do të përfshihej edhe lirimi i pengjeve.

Nuk qe e qartë se çfarë taktike do të përdorte Trumpi. Izraeli ka vrarë shumë prej udhëheqësve të Hamasit dhe mijëra luftëtarë të grupit, ndërsa ka bërë rrafsh me tokë një pjesë të madhe të Gazës.

Në shkrimin e tij të hënën, Trumpi tha se situata është “tërë fjalë e pa veprime”, kur bëhet fjalë për pengjet.

Lajme të ngjashme