Trumpi i kritikon Britaninë e Spanjën, flet edhe për çmimet e naftës - NACIONALE

Trumpi i kritikon Britaninë e Spanjën, flet edhe për çmimet e naftës

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kritikuar Britaninë e Madhe dhe Spanjën, duke thënë se këto dy vende kanë qenë “shumë jobashkëpunuese” gjatë operacioneve kundër Iranit.

“E dyta [Britania] është shokuese, por kjo nuk është epoka e Churchill-it” – tha presidenti amerikan, duke iu referuar në mënyrë kritikuese kryeministrit aktual britanik, Keir Starmer.

Duke iu referuar Ishujve Chagos, Trumpi tha se bëhet fjalë për “ishull të çmendur... që ata [britanikët] e dhuruan”, raporton televizioni BBC.

Britania, sipas tij, “mori qira 100-vjeçare, duke u detyruar që të merret ndoshta me njerëz indogjenë që kanë pretendime për ishullin, të cilët kurrë më parë nuk e kishin parë atë. Për çfarë është e tërë kjo? Ata i shkatërruan marrëdhëniet, është turp”, tha më tej presidenti amerikan.

Ai tha se e do Britaninë, por i kritikoi politikat e këtij vendi në lidhje me energjinë dhe imigrantët, të cilat i quajti “të tmerrshme”.

Presidenti amerikan foli edhe për ngritjen e çmimit të karburanteve në kohën e sulmeve amerikane ndaj Iranit.

“Nëse kemi pak çmime të larta të naftës për pak kohë... porsa të marrë fund kjo, ato çmime do të ulen. Unë besoj se [do të ulen] edhe më poshtë se që kanë qenë ndonjëherë më parë” – tha Trumpi.

Lajme të ngjashme