Trumpi i bie prapë pishman: S’mendoj se Ukraina do ta kthejë tokën e pushtuar nga Rusia - NACIONALE

Trumpi i bie prapë pishman: S’mendoj se Ukraina do ta kthejë tokën e pushtuar nga Rusia

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk mendon se Ukraina do të mund t’i rikthejë tokat që janë pushtuar nga Rusia gjatë luftës.

“Ata ende do të mund t’i fitonin ato. Unë nuk mendoj se do t’i fitojnë. Ende do të mund t’i fitonin. Unë kurrë nuk kam thënë se ata do t’i fitojnë. Gjithçka mund të ndodhë. E dini, lufta është një gjë shumë e çuditshme” – deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në një takim me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.

Ai që duket si skepticizëm i Trumpit për një fitore të Ukrainës erdhi disa ditë pas takimit të tij me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë të cilit ai u duk më i etur për negocimin e një marrëveshjeje të paqes sesa ofrimin e raketave “Tomahawk” për Ukrainën, shkruan gazeta “The Guardian”.

Trumpi kërkoi nga Ukraina dhe Rusia që “ta ndalin luftën menjëherë”.

Komentet e reja shënonjë një ndryshim tjetër të pozicionit të presidentit amerikan sa u përket gjasave të Ukrainës në konfliktin e gjatë. Ai në shtator kishte thënë se besonte që Ukraina mund ta rifitojë tërë territorin e pushtuar nga Rusia.

Gjatë fushatës para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar në ShBA si dhe në fillim të këtij viti, Trumpi kishte thënë se Ukraina duhej të dorëzonte territore të pushtuara nga Rusia për t’i dhënë fund luftës.

Lajme të ngjashme