Trumpi e fyen dhe e akuzon Bidenin pas paralajmërimit për kufizimin e armëve për Izraelin - NACIONALE

Trumpi e fyen dhe e akuzon Bidenin pas paralajmërimit për kufizimin e armëve për Izraelin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe pretendenti republikan për t’u rikthyer këtë vit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ka shprehur fyerje dhe akuza ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ky e paralajmëroi Izraelin se nuk do t’i ofrojë disa armë, nëse zhvillon operacion ushtarak në Rafah të Gazës.

“Joe Bideni i shtrembër, qoftë nëse e di apo nuk e di ai, porsa tha se do të mbajë [pezull] armë nga Izraeli, përderisa ata po luftojnë për t’i çrrënjosur Terroristët e Hamasit në Gaza. Hamasi vrau mijëra civilë të pafajshëm, përfshirë foshnja, dhe ende po mbajnë amerikanë peng, nëse pengjet janë ende gjallë” – shkroi Trumpi në rrjetin e tij social, “Truth Social”, raporton gazeta Nacionale.

“Prapëseprapë, Joe i shtrembër po e merr anën e këtyre terroristëve, njësoj siç ka anuar me Turmat Radikale që po i marrin nën kontroll kampuset tona të universiteteve, sepse donatorët e tij po i financojnë ato. Bideni është i dobët, i korruptuar dhe po e çon botën drejt në Luftë të Tretë Botërore” – paralajmëroi ish-presidenti amerikan.

“Mbani në mend – kjo luftë në Izrael, njësoj si lufta në Ukrainë, KURRË nuk do të kishte nisur, nëse unë do të ishta në Shtëpinë e Bardhë. Por shumë shpejt, ne do të kthehemi dhe edhe një herë do të kërkojmë PAQE PËRMES FORCËS!” – shkroi në fund Trumpi.

Lajme të ngjashme