Trumpi e Bin Salmani e nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim strategjik - NACIONALE

Trumpi e Bin Salmani e nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim strategjik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po qëndron për një vizitë zyrtare në Riad të Arabisë Saudite.

Të martën, ai dhe princi saudit, Mohammed bin Salman, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim strategjik mes dy vendeve të tyre, raporton televiziconi BBC.

Disa gazetarë e kanë dëgjuar presidentin amerikan duke e quajtur “mik” princin saudit dhe duke thënë se beson që ata kanë zhvilluar një marrëdhënie të mirë.

“Unë vërtet besoj se e pëlqejmë shumë njëri-tjetrin”, u dëgjua duke thënë Trumpi.

Reporterët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Trumpi e solli ndërmend vizitën e tij në Arabinë Saudite më 2017, gjatë mandatit të parë në pushtet.

Më tej, raportohet se Trumpi i ka thënë Bin Salmanit se investimet e Arabisë Saudite do të ndihmojnë në hapjen e vendeve të punës në ShBA.

Lajme të ngjashme