Trump vendos trarifa të reja ndaj Kandasë, Meksikës dhe Kinës - NACIONALE

Trump vendos trarifa të reja ndaj Kandasë, Meksikës dhe Kinës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vendosur tarifa të reja për të gjitha mallrat e importuara nga partnerët e mëdhenj tregtar, Kina, Meksika dhe Kanadaja.

“BBC” raporton se Trump ka konfirmuar se tarifat do të vendosen që nga e marta, prej 25 për qind për Kanadanë dhe Meksikës, si dhe taksë shtesë prej 10 për qind për Kinën, transmeton Nacionale.

Energjia kanadeze ndërkaq, përballet me një tarifë të më të ulët prej 10 për qind.

Presidenti i ri amerikan kishte kërcënuar me vendosjen e këtyre taksave, nëse tri shtetet nuk trajtonin shqetësimet e tij për emigracionin e jashtëligjshëm dhe trafikimin e drogës.

Të dyja, Kanada dhe Meksika kanë thënë se janë duke përgatitur tarifat e tyre, si kundërpërgjigje. Së bashku, tri shtetet përbënin më shumë se 40 për qind të importeve në SHBA vitin e kaluar.

“Njoftimi i sotëm për tarifat është i nevojshëm për të mbajtur përgjegjëse Kinën, Meksikën dhe Kanadanë për premtimet e tyre për të ndalur vërshimin e drogave helmuese në Shtetet e Bashkuara” – ka thënë Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Në lidhje me këtë ka shkruar edhe Trump në platformën e tij “Truth Social”:

“Kjo u bë përmes Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (IEEPA) për shkak të kërcënimit të madh të të huajve të jashtëligjshëm dhe drogave vdekjeprurëse që vrasin qytetarët tanë, përfshirë fentanolin”.

Tarifa është një taksë e brendshme e vendosur mbi mallrat kur ato hyjnë në një vend, në përpjesëtim me vlerën e importit. Ato janë një pjesë qendrore e vizionit ekonomik të Trump. Presidenti amerikan i sheh ato si mënyrë për ta rritur ekonominë amerikane, për të mbrojtur vendet e punës dhe për të rritur të ardhurat nga taksat – dhe në këtë rast, duke nxitur veprime politike nga aleatët.

Në reagim, Shtëpia e Bardhë akuzoi qeverinë meksikane se ka “aleancë të patolerueshme” me organizatat meksikane për trafikimin e drogës, transmeton Nacionale.

Në përgjigjen e saj, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum i ka quajtur “shpifje” akuzat se kanë aleancë me organizatat kriminale.

Po ashtu ajo ka thënë se shteti i saj është gati të punojë me ShBA-në: “Problemet nuk zgjidhen duke vendosur tarifa, por duke folur”. Ajo ka porositur ministrin e saj të ekonomisë që të përgjigjet me masa tarifore dhe jotarifore. Ato pritet të përfshijnë tarifa hakmarrëse prej 25 për qind për mallrat amerikane.

Presidenti i Kanadasë, Justin Trudeau, po ashtu ka thën ëse shteti i tij do të përgjigjet.

"Ne nuk duam të jemi këtu, ne nuk e kërkuam këtë” - tha ai në një konferencë shtypi të shtunën vonë.

"Por ne nuk do të tërhiqemi në mbrojtje të kanadezëve."

Qeveria e tij do të vendosë tarifa 25 për qind për mallrat amerikane me vlerë 155 miliardë dollarë - 30 miliardë dollarë do të hyjnë në fuqi të martën dhe 125 miliardë dollarë të tjera brenda 21 ditëve.

Lajme të ngjashme